Të katër anëtarët e grupit korean Blackpink kanë rinovuar kontratat e tyre me kompanisë e tyre menaxhuese YG Entertainmment. Kontratat e tyre të mëparshme kishin skaduar në gusht, duke shkaktuar ankth mes fansave anembanë globit se anëtaret e grupit do të ndiqnin një karrierë individuale dhe grupi do të shpërbëhej.
Mediat e huaja ende nuk kanë specifikuar kohëzgjatjen e kontratave të tyre por e rëndësishme është që këngëtaret do të vijojnë të jenë grupe edhe për pak kohë. Që nga debutimi i tyre në vitin 2016, Blackpink janë bërë një nga grupet më të suksesshme të vajzave në botë.
Në vitin 2022, ato u bënë grupi i parë korean që kryesoi listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Në vitin 2020 kënga e tyre “How You Like That” u bë videoja më e shikuar në YouTube në 24 orë.
Në fillim të këtij viti Blackpink vendosi një tjetër rekord Guinness në këtë platformë pasi kanali i tyre muzikor rezultoi më i shikuar. Në tetor të vitit të kaluar, Blackpink filloi turneun e tyre muzikor dhe performoi në më shumë se 60 koncerte në të gjithë botën.
- Shakira po përgatit një dokumentar, pritet të dalin në dritë sekrete nga ndarja me Pique
- Marrëveshja, aktorët kontrata 3-vjeçare me studiot e filmave