Header

Ajsbergu më i madh në botë lëviz pas 30 vitesh

Ajsbergu më i madh në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull prej akulli

Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës. Vitin e kaluar ai është zhvendosur me shpejtësi duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës.

A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje. Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e trashë, raporton BBC.

A23a ka lëvizur me një shpejtësi të madhe gjatë muajve të fundit, i nxitur nga erërat dhe rrymat, dhe tani po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik.

Shkencëtarët do të ndjekin nga afër lëvizjen e A23a. Teksa këto ajsberg të mëdhenj shkrihen, ata lëshojnë pluhurin mineral. Ky pluhur është një burim i lëndëve ushqyese për organizmat që formojnë bazën e zinxhirëve ushqimorë të oqeanit.

“Në shumë mënyra këta ajsbergë janë jetëdhënës; ata janë pika e origjinës për shumë aktivitete biologjike”, tha Dr Catherine Walker, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.

You may also like ...