Duke nisur nga viti tjetër, Amazon do fillojë të shesë makinën “Hyundai” online, në Amerikë.
Ky informacion ka ardhur nga dy kompanitë përkatëse, Amazon dhe “Hyundai Motor Company”, të cilat thanë se konsumatorët do të jenë në gjendje të blejnë ose pajisen me një makinë në Amazon.com dhe mund ta planifikojnë dorëzimin përmes një pikë ku shiten makinat “Hyundai”.
Kjo marrëveshje me Amazon, është krijuar për të përshpejtuar transformimin e tij digjital duke u mundësuar klientëve të konfigurojnë një automjet, të llogarisin çmimin dhe të gjejnë një tregtar për të përfunduar shitjen.
“Hyundai” ngriti ekspozitën e saj të parë digjitale në vitin 2018, në Amazon. Versioni i fundit u njoftua në Auto Show, në Los Angeles.
Marrëveshja e re gjithashtu do t’u mundësojë blerësve të automjeteve të reja “Hyundai” në vitin 2025, të aksesojnë ‘Alexa’-n e Amazon në makinat e tyre.
- Libër biografik për Taylor Swift, përshkruan disa nga momentet më kulminante të karrierës së saj
- Oprah Winfrey zbulon librin që i ndryshoi jetën