Header

E akuzuan për ndërhyrje estetike, reagon Adriana Lima

Adriana Lima ka diçka për t’u thënë atyre që e kritikojnë pamjen e saj. Të mërkurën mbrëma, ish-modelja e ‘Victoria’s Secret’ reagoi në Instagram Story për t’iu përgjigjur kritikëve që sugjeronin se ajo iu nënshtrua një “lifti fytyre”.

“Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy para-adoleshente, një djali aktiv, një 1-vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenve . . . faleminderit për shqetësimin tuaj”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj pa asnjë grim.

Adriana Lima breaks silence after recent 'unrecognisable' red carpet  appearance | Evening Standard

Reagimi i Lima vijnë pasi ajo u fotografua në tapetin e kuq të “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në Los Angeles të martën.

Bukuroshja me origjinë braziliane mahniti me një fustan të zi me mëngë të gjata me dizajne të kuqe, por fansat e përqendruan gjithë vëmendjen në fytyrën e saj.

Disa menduan se 42 vjeçarja ka të ngjarë të ketë bërë ndërhyrje teksa disa pretenduan se ajo kishte ende “ënjtje në zona të caktuara në krahasim me të tjerat”.

Të tjerë sugjeruan se modelja ka të ngjarë të ketë aplikuar ndryshe grimin e saj, duke thënë: “Do të habiteshit se çfarë ndryshimi mund të bëjë në varësi të mënyrës se si aplikohet.”

Adriana Lima Addresses Criticism Over 'Different' Appearance - Parade

Adriana Lima Claps Back at Comments About Her Post-Baby Appearance

 

You may also like ...