Header

Travis Scott flet për herë të parë pas tragjedisë së Astroworld

Travis Scott ka thyer heshtjen lidhur me ngjarjen tragjike gjatë festivalit tragjik të Astroworld në vitin  2021.

Dhjetë persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u lënduan gjatë koncertit në Hjuston, Teksas pasi turma vërshoi drejt skenës.

Në intervistën e tij të parë pas tragjedisë, Scott tha se ishte “tej mase i shkatërruar” nga humbja e jetëve.

“E mendoj gjithmonë”, tha ai për revistën GQ. “Ata fansa ishin si familja ime. E di, i dua fansat e mi në kulm. Ka momente kur gjërat vështirësohen dhe…po. Ti ndien për këta njerëz. Dhe familjet e tyre”.

Personat që humbën jetën nga asfiksmi i përkisnin moshave 9-27 vjeç. Reperi konfirmoi se një prej këngëve të tij në albumin e fundit, e titulluar “My Eyes” i kushtohet tragjedisë. Teksa ritmi drejt fundit të saj shtohet, Travis thotë:

“Më kujtohen ato net dhe krah meje shoh një det me njerëz që ecin me mua/Sikur ta dinin çfarë Scotty do bënte që të hidhej nga skena dhe të shpëtonte një fëmijë. Kënga është emocionale… dhe ajo strofë është shumë domethënëse për mua”, shprehet ai.

I pyetur se çfarë donte që njerëzit të mendonin kur të dëgjonin këngën, Scott tha: “Ta dinë se gjithashtu edhe unë ndiej dhimbje. Kam shqetësime, gjëra që mendoj, gjëra që i shoh çdo ditë, mendoj për to. Dhe çdo ditë përpiqem të gjej ndryshimin, të përmirësoj gjërat, veten. Është thjesht: unë i kaloj gjërat si çdokush tjetër. Dhe së fundmi diçka që s’mund ta imagjinoja kurrë”.

Reperi po përballet ende me padi civile nga familjet e viktimave. 3 prej tyre kanë arritur një marrëveshje me Scott por detajet e tyre nuk janë publike. Gjyqi i parë i njërës prej viktimave është programuar për në Maj 2024.

You may also like ...