Header

National Geographic: Shqipëria ndër 30 destinacionet kryesore për vitin 2024

National Geographic Traveler,  revista e botuar nga The National Geographic, një nga institucionet më të mëdha në botë në lidhje me gjeografinë, arkeologjinë, trashëgiminë kulturore ka publikuar një listë me 30 vendet më mbresëlënëse që duhen vizituar gjatë vitit 2024, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Revista ka zgjedhur Alpet shqipare si një “arratisje e egër në yllin në rritje të Europës”.

Udhëtarët, për diçka pak më ndryshe në aventurën e tyre të ardhshme europiane, po hedhin sytë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Shqipëria po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit.”

“Të njohura si Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet me bredha dhe lulet e egra mbulojnë luginën,” shkruan National Geographic Traveler.

Evropë
Alpet Shqiptare, Shqipëri
Belfast, Irlanda e Veriut
Emilia-Romagna, Itali
Evropa me tren
Galloway & Southern Ayrshire, Skoci
Nordland, Norvegji
North Yorkshire, Angli
Pompei, Itali
Saimaa, Finlandë
Tartu, Estoni
Euro, Gjermani
Valeta,
Maltë Uellsi Rruga e egër e Atlantikut, Irlandë

Amerika e Veriut
Miami
Nju Jork
Teksas
Republika Domenikane
Nova Scotia, Kanada
Gadishulli Jukatan, Meksikë

Amerika Jugore
Shkretëtira Atacama, Kili
Lima, Peru
Ligatinat Iberá, Argjentinë
Afrika
Akagera, Ruanda
Pyjet e Thata Andrefana, Madagaskar
Sierra Leone


Azia
Sikkim, Indi
Tainan, Tajvan
Xi'an, Kinë
Australi
Victoria, Australi

You may also like ...