Pesë ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit, është publikuar certifikata e vdekjes e aktorit të njohur të “Friends”, Matthew Perry.
Duke cituar detaje në certifikatë, mediat përmendin emrin e mesëm të Perry-t, Langford. Listohej që nuk ishte martuar asnjëherë dhe që arsimi më i lartë që kishte ndjekur ishte shkolla e mesme.
Shkaku i vdekjes së aktorit, i cili ka folur hapur për luftën me alkoolin dhe abuzimin me drogën, është shënuar si “i shtyrë”.
Kujtojmë se Perry u gjet pa shenja jete në vaskën e rezidencës së tij në Pacific Palisades, më 28 tetor. Certifikata e vdekjes tregon se autopsia ka përfunduar, por raporti toksikologjik nuk ka dalë ende.
- Katy Perry dhe Orlando Bloom fitojnë gjyqin për shtëpinë
- Dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë, Vatikani hap dyert për homoseksualët dhe transgjinorët