Header

Kendal Jenner: “Kam frikë të kem fëmijë”

Edhe pse dëshira për t’u bërë nënë është shumë e madhe, supermodelja Kendall Jenner thotë se nuk është ende gati dhe për këtë ka një arsye të fortë. Jenner ka folur për stresin që përjeton çdo ditë dhe ka shpjeguar se është një nga arsyet që ka frikë të ketë fëmijë.

Në një episod të fundit të reality show-t ‘The Kardashians’ modelja është shprehur se ankthi dhe sulmet e panikut kanë ndikuar negativisht në jetën e saj private.

Ajo ka shpjeguar se kjo është një nga arsyet pse ajo ka frikë të ketë fëmijë.

“Skenari më i keq që mund të mendoj është se do të përkeqësohem gjatë pjesës tjetër të jetës sime. Tani ndihem më keq se më parë, kam frikë se me kalimin e moshës do të përkeqësohemi. Të gjithë mendojnë se jam e famshëme dhe nuk kam probleme”, është shprehur ajo.

Edhe në intervista të kaluara modelja është shprehur se të paturit një jetë plot me privilegje nuk e përjashton atë nga betejat e shëndetit mendor.

You may also like ...