Kanye West nuk ndal së shkaktuar trazira në Itali me paraqitjet e tij bashkë me partneren, Bianca Censori.
Pak kohë pasi u ndalua në Venecia për shkak se kreu seks oral në publik me bashkëshorten, Ye ka hasur një tjetër problematikë.
Së fundmi, teksa ishte i pranishëm me partneren e tij në Javën e Modës në Milano, ai u shfaq me një maskë në kokë.
Saktësisht e kishte mbuluar kokën me një triko të zeze. Por, sipas ligjit anti-terror, çdo gjë që mbulon identifikimin e një individi është e paligjshme dhe e dënueshme me një gjobë prej 2 mijë eurosh.
Ky ligj numër 533, është aprovuar në vitin 1997 për të luftuar terrorizmin.
Kujtojmë që edhe zyrtarët në Venecia kanë nisur hetimet për Kanye dhe Bianca pasi u fotografuan në një pozicion kompromentues gjatë një shëtitje me varkë, muajin e kaluar.
- Më shumë se 900 milionë dollarë fitime, regjisorët për “Oppenheimer”: I ka tejkaluar pritshmëritë
- Time Square në New York publikon mesazhin: “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”!