“Mendja ime & Unë” dokumentari i vitit 2022 mund të përshkruajë disa nga momentet më të vështira të jetës së saj, por Selena Gomez thotë sot se nuk do ta shohë më kurrë .
Dokumentari tregon gjashtë vite të jetës së yllit të popit, duke zbuluar betejat e saj me sëmundjen lupus, ankthin dhe depresionin.
Këngëtarja dhe aktorja ka treguar se në fillim ishte kundër idesë së dokumentarit ndërsa tani për të është shumë e vështirë që ta rishohë.
“Ndjeva se duhej të thosha gjëra që i kisha mbajtur të fshehta prej vitesh. Është shumë e vështirë për mua të shikoj. Nuk do ta shoh më, por jam shumë krenare për të. Unë kam qenë shumë me fat që kam njerëz që kanë punuar me mua për këtë”, tha Gomez gjatë Konferencës së Muzikës në Los Angelos.
Ylli i muzikës foli në vitin 2018 për luftën e saj me ankthin dhe depresionin, dhe në vitin 2020 zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar
- Kim Kardashian në një romancë dashurie me Odell Beckham Jr?
- Naomi Campbell flet hapur për abuzimin me drogën dhe alkoolin