Header

Kim Kardashian në një romancë dashurie me Odell Beckham Jr?

Jeta romantike e Kim Kardashian qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes së saj nga reperi Kanye west.

Së fundmi, themeluesja e SKIMS është përfshirë në disa thashetheme në lidhje me jetën e saj të dashurisë, pasi ajo po shoqërohet me një tjetër personazh të famshëm: Odell Beckham Jr, por që deri më tani janë vetëm spekulime.

Një burim i tha “People”se Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. po ‘shoqërohen’. Të dy të famshmit së fundmi i dhanë fund lidhjeve të tyre të mëparshme dhe duket se ata po njihen më mirë këto ditë. Odell Beckham Jr., i cili luan për Ravens, së fundmi i dha fund lidhjes së tij me të dashurën modele Lauren Wood. Në nëntor 2022, Kim Kardashian u divorcua nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë.

Kjo është hera e tretë që Kardashian lidhet me një futbollist. Në vitin 2007, ajo u takua me yllin e atëhershëm të New Orleans Saints, Reggie Bush. Verën e kaluar, thashethemet spekuluan se ajo po shoqërohej me Tom Brady, por kjo nuk u konfirmua kurrë.

You may also like ...