Reperi amerikan, Post Malone, është sërish në telashe, pasi firmës ligjore Martorell Laë, e cila më parë përfaqësonte ish-të dashurën e reperit, Ashlen Diaz, ka ngritur padi kundër tij në një çështje që lidhej me palimony-n.
Palimony është një term që përdoret për mbështetjen që i paguhet një partneri pas një ndarjeje kur të dy nuk ishin martuar kurrë.
Sipas Radar Online, dokumentet ligjore të marra nga media zbulojnë se avokati kundër këngëtarit pretendon se ka foto dhe mesazhe të Malone që vërtetojnë se ai ka dhunuar fizikisht ish-të dashurën e tij, Ashlen Diaz.
Malone ishte në lidhje me Diaz për tre vjet dhe çifti u nda në 2018-ën. Pas ndarjes së tyre, firma u punësua nga Diaz për ta përfaqësuar atë në gjykatë për të kërkuar shpërblim nga këngëtari dhe ra dakord t’i paguante një përqindje firmës për çdo marrëveshje të arritur me Malone-n.
Padia zbulon se Malone e bindi ish-in e tij që të hiqte firmën nga çështja dhe të punonte në një marrëveshje private me të, duke pretenduar se ai e kishte paguar ish-in e tij 350 mijë dollarë për të zgjidhur pretendimet e saj.
Firma ligjore Martorell ka paditur më pas ish-çiftin për heqjen e tyre nga komisionet. Tani avokatët që përfaqësojnë çështjen kanë hedhur një bombë mbi Malone-n, duke thënë se ai ka prova për të vërtetuar se këngëtari ka dhunuar fizikisht ish-in e tij dhe planifikon t’i dorëzojë provat në gjykatë.
- Arabia Saudite do të organizojë për herë të parë një Javë Mode
- ‘La Casa De Papel’ rikthehet, Netflix zbulon datën e publikimit