Travis Kelce duke pranuar se ai u përpoq të lidhej me Taylor Swift në një nga koncertet e saj ka ndezur në mënyrë të pashmangshme thashethemet se të dy po kalojnë kohë së bashku.
Një burim zbuloi për The Messenger se “Taylor dhe Travis dalin së bashku në fshehtësi dhe se këngëtarja u takua me atletin kur ishte në New York City disa javë më parë”.
Por së fundmi një burim i tha ET se Travis Kelce dhe këngëtarja e “Anti-Hero” nuk janë zyrtarisht në lidhje.
Lajmet vinë pasi Kelce tentoi t’i kalonte Swift-it numrin e tij të telefonit gjatë turneut të saj rekord Eras, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij. Gjatë një episodi të podcast-it të New Heights, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për shfaqjen me shifrat e numrit të tij të telefonit në rruaza.
Dy herë kampioni i Super Bowl donte t’ja dhuronte bizhun që bëri yllit të popit, përpara shfaqjes së saj në Kansas City në stadiumin Arrowhead në korrik, por për fat të keq për të, Swift nuk e pranoi.
“U zhgënjeva që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin e saj për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykët që bëra për të”, shpjegoi Kelce në podcast.
Kelce, i cili më parë ka qenë i lidhur me Kayla Nicole, ka qenë i përfolur për admirimin e tij për Swift në të kaluarën. Gjatë një interviste për ESPN në vitin 2019, ai zbuloi se ishte një fans i madh i këngëtares dhe madje kishte ndjekur një nga koncertet e saj. “Ajo bën një përformancë të mrekullueshme dhe është thjesht një interpretuese e shkëlqyer”, tha ai.
Mbetet për t’u parë nëse Kelce dhe Swift do të jenë superçifti më i ri i showbizit botëror apo jo..