Header

Plot 600 orë pune për të realizuar fustanin ‘Versace’ të Beyonce-s

Këngëtarja ikonike Beyonce ka realizuar një nga turet më të suksesshme në botë, duke paatur një ndikim të paimagjinueshëm në cdo vend që ka performuar.

Përpos kërcimeve të Blue Ivy-n, një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë koncerteve kanë qenë pikërisht veshjet e këngëtares.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetet sociale fotot e dy kostumeve që ajo kishte veshur në turneun e saj të tretë dhe të fundit në Los Angeles.

Fustani që ajo kishte veshur ishte i firmës “Versace Baroço” dhe u deshën plot 600 orë, ose 25 ditë që të përfundohej.

Veshja ikonike përmbante gjithashtu simbole e arta të Medusa ’95 të Versace në rripat e shpatullave.

Beyonce e kombinoi veshjen e saj me një palë çizme të gjata dhe një kapele të madhe, të cilat ishin në të njëjtën ngjyrë me fustanin.

Beyoncé Got Into Her Virgo Groove With Help From Versace | Vogue

You may also like ...