Aktori spanjoll, Gabriel Guevara, i njohur në vendin tonë si aktori kryesor në filmin “Culpa Mia”, u arrestua në festivalin e filmit në Venecia.
Zbulohet se shkak është bërë Franca e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, me akuza për abuzim seksual.
Mediat italiane shkruajnë se gjykata e Apelit do fillojë procedurat përpara procedurës së ekstradimit
Arrestimi ndodhi një ditë përpara se Guevara të merrte çmimin si “aktori më i mirë i ri” i dhënë nga Filming Italy, çmim i cili u anulua.
Festivali konfirmoi lajmin, por saktësoi se aktori 22 vjeç, nuk ishte në Lido për asgjë që lidhej me eventi:
“Pas lajmeve që kanë dalë në faqet e ndryshme të internetit, në lidhje me arrestimin e aktorit spanjoll Gabriel Guevara në Venecia, Bienalja sqaron se prania e tij në Venecia nuk ishte e lidhur me asnjë ngjarje apo prodhim të lidhur me Festivalin e 80-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.”; shkruhet në postim.
- I shtruar në spital prej dy javësh, ish-kryeministri Fatos Nano del nga intubimi
- Kaney West dhe partnerja e tij tërbojnë italianët