Header

Miley Cyrus flet për ish-partnerin, Liam Hemsworth: Një reaksion kimik

Miley Cyrus po hedh një shikim pas në jetën e saj, skandalet e vjetra, momentet e rëndësishme të karrierës dhe ish-partnerët. Në serinë e fundit të postuar në Tik Tok, të titulluar “Used To Be Young”, këngëtarja flet për martesën me Liam Hemsworth.

Në 2008 duhet të bëja një tjetër film për Disney dhe nuk doja të ishte pjesë e Hannah Montana”, shpjegon ajo ndërsa mban në duar një foto të filmit “The Last Song” i cili u shfaq  në vitin 2010. “Pasi kishim shkruar skenarin, ishte koha për të bërë audicionet për djalin që do luante Will, të dashurin tim në film dhe kishim arritur nga mijëra në tre të fundit. Liam ishte pjesë e treshes së fundit”.

Cyrus thekson se dashuria e tyre në jetën reale ishte “një nga elementët që e bëri filmin të veçantë”. “Shihje dy të rinj që po binin në dashuri me njëri-tjetrin, që po ndodhte në kohën dhe jetën reale”, thotë ajo, “kështu që kimia ishte e pagabueshme”. Duke e përmbledhur  thjesht, Cyrus shton “dhe kjo ishte fillimi i një marrëdhënieje të gjatë 10-vjeçare”.

Fansat e ndoqën historinë e tyre të dashurisë gjatë së cilës, për vite me radhë, çifti herë ishin bashkë e herë jo. Në vitin 2018 dukej se marrëdhënia vendosi themelet me kurorëzimin në martesë, por u ndanë vetëm 8 muaj më vonë.

Cyrus e quajti martesën “një katastrofë” gjatë një koncerti, por më vonë, në një postim në Twitter shkroi: “E dua dhe do ta dua gjithmonë Liam”, një qëndrim që e ka mbajtur edhe në intervistat e saj të mëvonshme.

You may also like ...