Header

Rita Ora kritikohet se ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj, Taika Waititi

Rita Ora mori sërish kritika të forta pas një tjetër lapsusi lidhur me origjinën e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Gjatë një episodi të fundit të “The Voice Australia”, një konkurrente, Marley Sola doli në skenë dhe këndoi “Ribbon in the Sky” të Stivi Wonder.

Gjyqtarët, përfshirë Rita Orën, e pëlqyen performancën e tij. Kur u pyet për formimin e tij muzikor, ai shpjegoi se u rrit duke kënduar në një kishë në Samoa

Jason Derulo më pas i ka treguar disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa ka treguar se truproja e tij është nga atje. Në atë kohë, Rita Ora tha: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.

Siç pritej, Twitter nuk e la pa adresuar deklaratën e saj, pasi të gjithë e dinë që Taika Waititi nuk është samoane, por maori.

Madje, nuk janë të pakta deklaratat që ai ka bërë hapur për vendasit, duke iu referuar kinemasë dhe përfshirjes së tyre në të.

Publiku ishte i shpejtë për të lënë komentet e tyre në Twitter, ku shumica pyesnin nëse Rita Ora ka informacione për burrin me të cilin është martuar.

You may also like ...