Barbie u cilësua si filmi i këtij viti, por duket se vendi i parë do t’i ikë më shpejt sesa e mendonim.
Bëhet fjalë për filmin “Gran Turismo”.
“Gran Turismo”, që është i bazuar në historinë e vërtetë të Jann Mardenborough, një adoleshent i fiksuar pas videolojës me të njëjtin emër i cili u bë pilot i vërtetë, është prodhuar me një buxhet për 60 milionë dollarësh.
Ky film ka arritur të mbledhë 17,3 milionë dollar në fundjavën e tij të parë, ndërkohë që “Barbie” kishte grumbulluar 17,1, ndërkohë që, duket se ky film, ku interpretojnë Orlando Bloom David Harbour dhe Archie Madekwe, do të jetë i pari sa i përket fitimeve totale në kinematë e gjithë botës.
- Pas kritikave të shumta, anulohet seriali i The Weeknd
- “Albania” – Fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në rrjetet sociale