Header

“Barbie” është tani filmi me fitimin më të lartë për vitin 2023

Bashkëpunimi mes regjisores Greta Gerwig, Mattel dhe Warner Bros. Discovery arriti në 575.4 milionë dollarë fitime të mërkurën, duke e bërë “Barbie” filmin me fitimin më të lartë të vitit në Amerikën e Veriut.

Filmi i bazuar në kukullën ikonë e tejkaloi atë të Universal Movie “The Super Mario Bros”, i cili më parë mbante rekordin me vlerën prej 574 milionë dollarësh.

Por “Barbie” është shumë afër rrëmbimit të kurorës për suksesin më të madh botëror këtë vit. Ai ka arritur në 1.3 miliardë dollarë në mbarë botën, ndërkohë që “The Super Mario Bros” ka krijuar që nga publikimi i tij në prill afër 1.35 miliardë dollarëve. Këto dy filma janë të vetmit që kalojnë shifrën e 1 miliard dollarëve këtë vit.

Suksesi i “Barbie” dhe i Super Mario vjen në një kohë kur audienca ka refuzuar në masë të madhe filmat e superheronjve.

You may also like ...