Header

“Nuk jap dorëheqjen”, Rubiales flet në Asamblenë e Jashtëzakonshme

Në ditën kur e gjitha Spanja ishte sy e veshë nga Asambleja e Jashtëzakonshme, ku pritej dorëheqja e Luis Rubiales, presidenti i Federatës së futbollit iberik befasoi jo pak duke mos pranuar të jap dorëheqjen pavarësisht presionit shumë të madh.

Të gjithë faktorët janë kundër Rubialas, FIFA ka nisur një hetim disiplinor, në Spanjë është ngritur një akuzë penale, për ngacmim seksual, por pavarësisht këtyre detajeve, Rubiales vendosi të mos jap dorëheqjen e tij: “Nuk jap dorëheqjen, nuk jap dorëheqjen, nuk jap dorëheqjen, nuk largohem”, e përsëriti plot 5 herë Rubiales gjatë fjalës së tij të mbajtur në Asamblenë e Jashtëzakonshme”.

“Kam marrë shumë presione. Mbase të hënën do të gjejnë formulën për të më larguar, por unë kam ndërmend të luftoj deri në fund”, u shpreh ndër të tjera Rubiales, i përfunduar nën akuzë pas sjelljeve të tij gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas triumfit në Botërorin e femrave ku puthi një lojtare dhe bëri gjeste të pahijshme në tribune.

Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë.

Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij të enjten.

You may also like ...