Sara Hoxha, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri janë treshja më e komentuar e momentit.
Ledri pak ditë më parë ndezi rrjetin duke komentuar te postimi i Dafinës se pjesa e tij e preferuar në këngën me Elgitin është vargu që në rrjet është komentuar si kundërpërgjigje ndaj projekti të Ledrit me Romeo Veshajn.
Shumëkush, komentin e pa të papërshtatshëm duke i rikujtuar Ledrit se është i martuar. Më pas, nuk vonoi shumë dhe komenti në fjalë u fshi nga reperi.
Një gjë që ka lënë përshtypje ka qenë raporti i mirë mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.
Përkundër lidhjes së tejkomentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, vajzat u bënë më pas shoqe të mira duke u parë jo rrallë në shoqëri të njëra-tjetrës.
Por, diçka në këtë raport duket se ka lëvizur.
Ndjekësit e kanë vënë re së fundmi se ato nuk ndiqen më me njëra-tjetrën në Instagram, shenjë kjo e qartë e një raporti jo të mirë.
Nuk dihet arsyet përse nuk ndiqen më Dafina dhe Sara.