Halle Berry dhe bashkëshorti i saj i tretë, Olivier Martinez, kanë finalizuar divorcin e tyre pas gati tetë vitesh beteje rraskapitëse në gjykatë.
Fituesja e çmimit Oscar dhe aktori francez, të dy 57 vjeç vendosën të divorcoheshin në Tetor 2015, dy vite pas martesës, por procedurat u shtynë për një vit më vonë për shkak të kujdestarisë.
Marrëveshja e divorcit thotë që Berry duhet t’i paguajë ish-it të saj një shumë të konsiderueshme për të mbuluar shpenzimet e fëmijës së tyre. Ylli i “Catwoman” duhet të paguajë 8000 Dollarë në muaj për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo.
Në Prill të këtij viti, asaj iu caktua nga gjykata që 4.3% të shumës që ajo përfiton nga të ardhurat nga të cilat përfiton mbi 2 milionë Dollarë, do të konsiderohen “pension shtesë” për djalin.
Aktorja duhet të paguajë tarifën e shkollës private, uniformën dhe mjetet shkollore të djalit, por kjo shumë do t’i shkojë drejtpërdrejt institucionit dhe jo Martinez. Ajo ka rënë dakord që të mbulojë në 100% aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës dhe tani duhet ta rimbursojë aktorin për vitin shkollor 2023-2024 pasi i kishte paguar ai shpenzimet.
Berry do të paguajë 100% të sigurimeve shëndetësore dhe shpenzimeve të tjera. Me vullnet të plotë, ajo ka rënë dakord për të kontribuar me 55.000 Dollarë për avokatët e Martinez.
Secila nga palët do të ketë ditët e saj me djalin si dhe do të duhet të koordinohen për rastet kur puna vështirëson mbajtjen e tij.