Header

“Rolling Stones” njofton albumin e ri

Rolling Stones, grupi legjendar londinez i muzikës Rock, duket se ka publikuar titullin e albumit të ri që pritet ta nxjerrë në treg në Shtator.

“Hackney Diamonds“ titullohet albumi i tyre i ri, një frazë zhargon në Britaninë e Madhe që i referohet copëzave të thyera të xhamave të makinave.

E veçantë ishte mënyra që Mik Xheger dhe banda e tij ka zgjedhur për ta bërë publik titullin dhe për të njoftuar se kur do të dalë në treg.

Zgjodhën të përditshmen lokale të Londrës, Hakni Gaxe’t për të publikuar në faqet e printuara të saj, një reklamë tradicionale në cepin e njërës prej faqeve, një metodë të cilën ata e përdornin para përhapjes masive të medias elektronike.

Hackney Diamonds - New Rolling Stones album due out soon!

E ideuar si një reklamë për punishte xhamash e hapur në 1962, viti kur u themelua grupi, ajo shoqërohet me mesazhin simbolik “Ekipi ynë miqësor ju premton kënaqësi, dhe kur të kërkoni strehë, ne do të rregullojmë dritaret tuaja të thyera”.

Ajo që konfirmon se kjo reklamë është e tyre, vërtetohet nga prania e buzëve mbi njërën nga “I-të” e titullit, që është edhe logoja historike e Rolling Stones.

Mbetet që grupi ta konfirmojë ekzistencën e albumit të 31-të, ndërsa nuk dihet se ç’këngë do të përmbajë.

You may also like ...