Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për një tjetër çmim të rëndësishëm. Ajo këtë herë është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit”, (me termin ‘crossover’ i referohen një kënge që tërheq audienca të ndryshme nga zhanre të ndryshme.
“Seasons” është kënga me të cilën 33-vjeçarja ka arritur të nominohet në këtë kategori, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards 2023.
Kënga “Seasons” vjen në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton, dhe është publikuar sivjet në kuadër të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha, të cilin e ajo e publikoi në prill të këtij viti.
Bebe reagoi me një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shkruar: “People’s Choice Country Awards, nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë crossover’! Dolly Parton, të dua. Votoni për ‘Seasons’.
Bebe këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimin Grammy në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por fitoi Beyonce. Ajo ka gjithashtu një nominim në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në shtator.
.@PeoplesChoice Country Awards Nomination for Crossover Song of 2023!!! @DollyParton I love youuu! ?
Vote for “Seasons” here: https://t.co/pPrU5jhJ5a pic.twitter.com/hEehVLryjZ— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 16, 2023
- Vajza boshnjake krijon ‘Barbie folklorike’, njihuni me koleksionin e saj me kukulla të rralla
- “5 herë jo”/ Dalin detajet për filmin e historisë së Borës dhe Donaldit