Header

Sam Asghari pretendon se Britney Spears e ka dhunuar

Divorci mes këngëtares dhe Sam Asghari duket se do të jetë një nga betejat më “toksike” të jetës së Britney Spears.

Sam Asghari ka deklaruar se përgjatë lidhjes me Britney Spears, ka patur dhunë fizike nga ana e këngëtares.

Ai ka hedhur akuza se këngëtarja e ka goditur dhe ia ka kishte nxirë syrin teksa ai po flinte. Asghari, me origjinë nga Irani, pretendon se Spears po ashtu i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpi. Sam është fotografuar kur ai shfaqej me sy të nxirë dhe me shenja kafshimi në krah.

Sam Asghari claims Britney Spears left him with black eye after violent  attack: report

Pas këtyre pretendimeve, Asghari bëri një deklaratë disi më të butë duke thënë se “pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat. Të kërkosh privatësi duket qesharake kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë mediat e përfshira të jenë etike.”

Spears nuk ka komentuar ende publikisht ndarjen, por ka punësuar avokaten e divorcit në Hollywood, Laura Wasser për ta përfaqësuar atë.

Një burim i tha “Entertainment Tonight” se Spears pohon se ajo “nuk e tradhtoi” dhe është “e lënduar” mes ndarjes shkatërruese.

You may also like ...