Header

Mark Zuckerberg zbulon ushqimet e preferuara, aspak të shëndetshme!

Mark Zuckerberg është një adhurues i ushqimit të shpejtë, ndryshe “Fast Food”.

Drejtori i Përgjithshëm i Meta-s ka zbuluar se konsumon 4000 kalori në ditë. Përmes Threads, miliarderi i tekonologjisë ndau listën e menusë së tij të preferuar, nga një fast food i famshëm. “20 kofsha pule, patate të skuqura të mëdha, akullore Oreo, byrek me mollë dhe ndoshta disa cheeseburger për më vonë. Unë konsumoj 4000 kalori në ditë.”

Biznesmeni së fundmi zbuloi se stërvitet 3-4 orë në javë në Jiu-Jitsu, një art i shumëanshëm luftarak që stërvit të gjithë trupin.

Rikujtojmë, se disa muaj më parë Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku. 38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë që ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg. Dyshja tashmë kanë vajzat Maxima, 7-vjeçe dhe August, 5-vjeçe. Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003.

 

You may also like ...