
Numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 736. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një dalje për mediat bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja.
Ndërkohë numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 12 pacientë të tjerë, duke e çuar në 422 numrin total.
Ndërsa betejën me COVID-19 deri tani e kanë humbur jetën 28 pacientë.
?MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 nga Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli
Posted by Edi Rama on Monday, April 27, 2020