Tom Cruise dëshiron të ribashkohet me aktoren Sofia Vergara e cila u nda nga bashkëshorti i saj Joe Manganiello muajin e kaluar.
Disa vite më parë dyshja kanë pasur një romancë dashurie, ndërsa më pas superylli i “Top Gun” ra në dashuri me Katie Holmes.
Mirëpo sipas një burimi të afërt me aktorin, ky i fundit dëshiron që të rikthehet sërish me Vergaran.
“Ata kanë një histori tashmë, edhe nëse ishte më shumë një dashuri e shkurtër sesa një romancë” tha një burim për revistën Heat në Mbretërinë e Bashkuar, sipas The Mirror.
Cruise shpesh ndihej fajtor që i dha fund romancës me Vergarën dhe nisi më pas një romancë me Katie Holmes në vitin 2006.
InStyle raportoi vitin e kaluar se Cruise dhe Sofia u njohën falë mikut të tij, Will Smith, në shkurt 2005.
- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion: Asnjë ilaç nuk funksionon
- U akuzua për ngacmim seksual dhe diskriminim, reagon për herë të parë Lizzo