Header

Gigi Hadid flet për betejën e Bellës me sëmundjen

Gigi Hadid flet për betejën e motrës së saj Bella Hadid me sëmundjen Lyme dhe trajtimin që po i nënshtrohet.

28-vjeçarja postoi në Instagram Story një shpjegim për një foto të rikthyer që ajo realizoi me motrën e saj në prapaskenë në një shfaqje mode muajin e kaluar me mbishkrimin: “Mezi pres për rikthimin!!!”

Vetëm dua të flas për këtë postim të javës së kaluar”, ka shkruar Gigi. Bella sapo përfundoi një trajtim të gjatë dhe intensiv për sëmundjen Lyme. “Nuk doja që njerëzit ta merrnin postimin tim si një premtim se ajo do të rikthehet për shfaqjet e sezonit të ardhshëm…” sqaroi modelja ndërsa shtoi: “Jam shumë krenare për të dhe e emocionuar për rikthimin e saj sa herë që ndihet gati. ”

Bella u diagnostikua me sëmundjen Lyme në vitin 2012 së bashku me vëllain e saj më të vogël Anwar, 24 vjeç dhe nënën e tyre, Yolanda, 59 vjeç.

Sipas Klinikës Mayo, simptomat e sëmundjes Lyme përfshijnë ethe, lodhje ekstreme, ngurtësi të kyçeve dhe ënjtje të nyjeve limfatike./

You may also like ...