Header

Meghan dhe Harry dëshirojnë të largohen nga Montecito

Meghan Markle dhe Princi Harry po mendojnë të lënë shtëpinë e tyre në Montecito. Çifti i njohur thuhet se janë kërkim të disa pronave në qytetin bregdetar të Malibusë aty ku banojnë edhe një sërë emrash të tjerë të showbiz-it.

Meghan Markle thuhet se ka planifikuar një rikthim në botën e kinematografisë, gjë që mund të shpjegojë blerjen e mundshme të një shtëpie të re.

Mediat e huaja e shohin këtë si një lëvizje strategjike, duke marrë parasysh popullaritetin e Malibu në mesin e të famshmëve. Çifti ka jetuar në rezidencën e tyre prej 14 milionë dollarësh, me nëntë dhoma gjumi në Montecito që nga viti 2020, pas largimit të tyre nga Britania e Madhe dhe heqja dorë nga titujt mbretërorë.

You may also like ...