Filmi i shumëpritur “Barbie” i Greta Gerwig thuhet në mediat e huaja se është ndaluar të transmetohet në Punjab të Pakistanit.
I mbushur me një kast fantastik aktorësh, filmi ka pushtuar kinematë në botë sapo është lançuar, por mesa duket kjo gjë s’ka funksionuar në Punjab. Sipas “Daily Pakistan”, transmetimi u ndalua për shkak të “përmbajtjes së pakëndshme”. Me këtë të fundit ata i referohen pamjeve pro komunitetit LGBTQ.
Nuk është sqaruar se cilat skena janë cilësuar “tronditëse” dhe për çfarë arsye. Megjithatë, filmi do të shfaqet normalisht sot në kryeqytetin Islamabad dhe provincën Sindh.
“Kam pritur me muaj për të parë Barbie. Nuk ka kuptim të shfaqet në Islamabad, por jo tek ne,” ka thënë në rrjetet sociale një banore e Punjabit.
Në film marrin pjesë si protagonistë, aktorja e njohur Margot Robbie në rolin e Barbie dhe aktori tërheqës i “Notebook” Ryan Gosling në rolin e Ken. Më 21 Korrik e gjithë vëmendja ishte tek ta.
E njëjta situatë u paraqit dhe me filmin “Joyland” Nëntorin e kaluar, kur qeveria pakistaneze e konsideroi një përmbajtje në kundërshtim me mirësjelljen dhe moralin. Filmi, i cili përshkruan marrëdhënien e një burri të martuar me një grua transgjinore, u ndalua në Punjab.
Po ashtu në vitin 2019, filmi “Zindagi Tamasha”, i cili tregon historinë e një prifti që shihet duke kërcyer në një martesë.
- Pas divorcit, Ariana Grande gjen partner të ri
- Detaje nga divorci i Sofia Vergara dhe Joe Manganiello