E ardhmja e inteligjencës artificiale në Hollywood – dhe mënyra se si ajo mund të përdoret për të zëvendësuar role të ndryshme pune – është bërë një pengesë tepër e rëndësishme për aktorët, të cilët kanë vendosur që të protestojnë.
Në një konferencë shtypi të enjten, Fran Drescher, president i Screen Actors Guild-American Federation of Television and Radio Artists (më i njohur si SAG-AFTRA), deklaroi se “inteligjenca artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për profesionet krijuese, dhe të gjithë aktorët dhe interpretuesit meritojnë një kontratë që i mbron ata nga shfrytëzimi i identitetit dhe talentit të tyre pa pëlqimin dhe pagesën.”
“Nëse nuk ngrihemi tani, të gjithë do të jemi në telashe. Të gjithë do të rrezikohemi të zëvendësohemi nga makineritë,” tha Drescher.
SAG-AFTRA i është bashkuar Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA), e cila përfaqëson skenaristët e Hollywood dhe kanë qenë në protestë për më shumë se dy muaj, pasi kërkojnë një kontratë që kërkon në mënyrë të panegociueshme vendosjen e një rregullore për AI për të mbrojtur shkrimtarët dhe veprat që ata krijojnë.
“AI nuk mund të shkruajë apo rishkruajë materiale letrare; nuk mund të përdoret si material burimor; dhe punimet e mbuluara nga kontratat e sindikatës nuk mund të përdoren për të trajnuar AI,” lexohet në kërkesat e WGA të publikuar më 1 maj.
Mjetet e inteligjencës artificiale që imitojnë njerëzit janë bërë vitet e fundit shumë më efektive në krijimin e imazheve dhe teksteve. Chatbots si ChatGPT, të cilat mund të riprodhojnë bindshëm shkrimin njerëzor, janë rritur në popullaritet që nga fundi i vitit të kaluar. Por ata kanë gjithashtu mangësi të qarta: robotët shpesh i gabojnë faktet e rëndësishme.
Shqetësimet e aktorëve nxjerrin në pah një ankth më të gjerë mes artistëve dhe njerëzve në shumë profesione të tjera krijuese. Shumë kanë frikë se, pa rregullore të rrepta, puna e tyre do të përsëritet nga mjetet e inteligjencës artificiale dhe se një transformim i tillë do të shkurtojë kontrollin e tyre mbi punën dhe do të vështirësojë punësimin e tyre.
Burimi: Geekrom
- Alcaraz shkruan historinë në finalen e Wimbledon, Djokovic dorëzohet para tenistit spanjoll
- Ardian Bujupi martohet në fshehtësi në Gjermani