Ishte Botërori më fitimprurës në historinë e futbollit. Si pasojë edhe të ardhurat për klubet janë më të mëdha.
FIFA publikoi listën me 440 skuadrat, që marrin bonusin pasi lojtarët e tyre u impenjuan në turneun më të rëndësishëm të futbollit që u mbajt në muajt nëntor-dhjetor të vitit 2022 në Katar. Për të gjithë klubet janë shpërndarë 209 milion dollarë, pasi sipas rregullit të aprovuar më parë, çdo skuadër fiton nga çdo lojtar në Kupën e Botës 10.950 dollarë në ditë.
Në bazë të kësaj përllogaritje pesë klubet që kanë arkëtuar më shumë janë të gjithë nga Europa. Kështu, në vendin e parë renditet Manchester City.
Kampionët e Anglisë kanë fituar nga fondi i FIFA-s, 4.1 milionë dollarë. Me shumë parë diferencë vazhdojnë klasifikimin Barcelona me 4 milion, Bayern Munich me 3.9, Real Madrid e Paris Saint Germain me 3.4 dhe Ajax me 3.1 milionë dollarë.
Sipas asaj që njofotn vetëm FIFA, ajo ka derdhur tashmë në arkat e klubeve të gjitha shumat e përfituara nga pjesmarrja e lojtarëve të tyre në Kupën e Botës Katar 2022.
- Sam Smith kritikohet për veshjen në premierën e “Barbie’
- Zayn në një intervistë të rrallë, flet për largimin nga One Direction