Pas këngëtares Bebe Rexha që u godit me një telefon në sy gjatë performancës në skenë, edhe një tjetër artist ka rënë pre e një incidenti të ngjashëm.
Nëpër media ndërkombëtare është shpërndarë një video ku duket Harry Styles teksa goditet në fytyrë nga një objekt kur ishte në skenë gjatë koncertit të tij ‘Love On Tour’ në Vjenë, Austri të shtunën.
Për fat të keq, dukuri të tilla duket se po ndodhin më shpesh, ku yje si Bebe Rexha dhe Ava Max kanë përjetuar situata të ngjashme javët e fundit.
Në videon prej 10 sekondash, ish-anëtari i One Direction po ecte përgjatë skenës kur papritmas një objekt i vogël fluturoi në ajër dhe u përplasnë syrin e majtë. Duke ndjerë qartazi dhimbje, Harry u përkul për disa sekonda përpara se të ngrihej sërish në këmbë, duke mbajtur dorën në fytyrë.
Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që fituesit të Grammy-it i hidhen sende. Muajin e kaluar në qershor, Harry e gjeti veten të goditur në fytyrë nga një tufë lulesh gjatë një koncerti në Cardiff. Lulet rozë e goditën në fytyrë ndërsa ai kapërceu disa shkallë dhe u kthye nga turma për t’i përshëndetur.
- Enca Haxhiraj konfirmon lidhjen me djalin ‘misterioz’
- ‘Bëmë 7 prova!’ Luizi flet për bashkëpunimin me Oltën: Ka shumë kërkesa