Me pjesëmarrje të madhe sot filloi gara me dema në provincën autonome spanjolle të Navarrës, në Pamplona, si pjesë e festivalit tradicional të San Ferminit. Festivali San Fermin zhvillohet çdo vit nga data 6 deri më 14 korrik ndërsa u hap dje me shkrepjen e fishekzjarrëve, e cila njihet si “chupinazo”.
Manifestimi më i famshëm i festivalit është “Encierro”, apo vrapimi me dema në rrugët e ngushta të qendrës së Pamplona-s, dhe megjithëse çdo vit lëndohen një numër i madh i pjesëmarrësve, rrugët janë plot me garues.
San Fermin ka një traditë që daton që nga Mesjeta ndërsa Pamplona pret deri në 1.5 milion turistë gjatë ditëve të festivalit.
Festimi nëntë-ditor i San Ferminit u popullarizua nga Ernest Hemingway, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë me novelën e tij në vitin 1926 “Dielli lind përsëri”.
- Ndahen Beniada dhe vëllai i Arbër Hajdarit
- Dua Lipa shijon pushimet me të dashurin e saj në ishullin grek