Header

Enrique Iglesias “elektrizon” Tiranën, përshëndet me simbolin e shqiponjës dhe flet shqip në skenë

Ylli i muzikës latine Enrique Iglesias e ndezi skenën e sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë, ku performoi hitet e tij para fansave shqiptarë. Këngëtari i njohur erdhi në Shqipëri në kuadër të javës spanjolle të kulturës dhe mbushi sheshin plot me qytetarë që e pritën me padurim për orë të tëra derisa u ngjit në skenë.

Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.

https://www.tiktok.com/@usserii29/video/7250599622958206213?is_from_webapp=1&sender_device=pc

E mes shumë performancave, këngëtari ka suprizuar dhe me një gjest, që ishte simboli i shqiponjës, me duar.

https://www.tiktok.com/@celebritiesofalbania1/video/7250673482894150917?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Por duket se kjo nuk ishte e vetmja surprizë, pasi Iglesias kishte mësuar dhe një fjalë shqip, ndërkohë që bëri një urim në mes të skenës teksa piu një pije alkoolike me fund, duke thënë ‘gëzuar’.

 

You may also like ...