Header

Sophia Loren i nënshtrohet një operacioni urgjent!

Sophia Loren i është nënshtruar një operacioni urgjent pasi pësoi disa fraktura të rënda në trup. Ylli i filmit italian, 89 vjeçe, ra në banjën e saj në shtëpinë zvicerane dhe pësoi fraktura, të cilat kërkonin operacion

Burime pranë mediave bëjnë me dije se ajo u dërgua menjëherë në spital. “Sophia iu nënshtrua një operacioni me një rezultat të suksesshëm dhe tani po përballet me një periudhë rekuperimi”.

Para se të ndodhte ky dëmtim, ylli i filmit kishte planifikuar të hapte një restorant në Bari të martën (26 shtator). Restoranti është i katërt i tillë që mban emrin e saj dhe ishte ai që dha lajmin për rënien e saj, duke konfirmuar se të gjitha angazhimet e saj janë anuluar.

Loren edhe pse në moshë gjithmonë është shprehur se ndihet e re. “Nëse je i shëndetshëm dhe bën diçka që e do, nuk mund të mendosh se si do të vdesësh nesër. Nuk e kam menduar kurrë këtë. Unë e dua atë që kam. Unë e dua veten”, u shpreh aktorja 3 vjet më parë ndërsa promovonte “The Life Ahead”, i cili u shfaq premierë në Netflix.

Kujtojmë që Loren së fundmi bëri një paraqitje publike në shfaqjen e modës Armani në Venecia më 2 shtator, e cila u mbajt gjatë Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia.

You may also like ...