Programi me famë botërore “Love Island” do të vijë së shpejti për herë të parë në Shqipëri. Formati do të drejtohet nga moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca
Bukuroshja bombastike, e cila angazhohet herë pas here në projekte të mëdha televizive, këtë herë do të sjellë në versionin shqip emisionin e famshëm reality, “Love Island”.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar pak nga përgatitjet e programit duke ndarë disa foto me ndjekësit e saj në Instagram.
“Pak nga puna e jonë e përditshme që bëjmë për @loveisland.albania #soon ??”, ka shkruar ajo.
Për çfarë është Love Island?
Love Island është një emision reality i takimeve të dashurisë ku meshkujt dhe femrat takohen në një ishull, i cili është i izoluar nga bota reale. Tërë kjo bëhet në një vilë të famshme në Mallorca të Spanjës e ku garuesit janë të monitoruar nga kamerat.
Për t’i shpëtuar eliminimit, çiftet duhet të lidhen me njëri tjetrin – qoftë si të dashur, për shoqëri apo për para dhe në përgjithësi çifti që fiton në fund shpërblehet me 50 mijë funte.
- “E di që kam shtuar peshë” Bebe Rexha tregon sesi ndihet kur lexon komentet për të: Ma shpifin!
- Ndërpritet seriali “The Idol” me protagonistë këngëtarin The Weeknd dhe aktoren Lily-Rose Depp!