Header

‘Titan’, flet gruaja që humbi djalin dhe bashkëshortin: ‘Në vendin e tim biri duhej të isha unë’

Christine Dawood, bashkëshorti dhe djali i së cilës humbën jetën në bordin e nëndetëses Titan, ka treguar se si fillim ishte vendosur që shkonte ajo në atë udhëtim, por hoqi dorë për shkat të dëshirës së djalit të saj.

“Bëra një hap pas që t’i krijoja mundësinë Sulemanit sepse ai kishte shumë dëshirë të shkonte,” tha Dawood në intervistën e saj të parë pas shpërthimit që u mori jetën të pesë personave në bordin e nëndetëses.

Familja Dawood kishin nisur që të planifikonin udhëtimin me nëndetësen Titan prej disa kohësh por, planet e tyre ishin shtyrë nga pandemia Covid-19.

“Isha shumë e lumtur për të dy, ata prej një kohe të gjatë kanë dëshiruar që ta bënin udhëtimin.”

Ajo tregoi po ashtu për BBC se i biri 19-vjeçar ishte i fiksuar me Kubin Rubik, të cilin mund ta zgjidhte për 12 sekonda dhe që e kishte marrë me vete në udhëtim.

Sa i përket fundit tragjik të udhëtimit të babë e bir, Christine tregon se kishte pasur shpresë deri në momentin e fundit.

Dawood Hercules Corp., biznesi i tyre, është ndër kompanitë më të mëdha në vend, me një portofol që përfshin energjinë, petrokimikat, plehra, teknologjinë e informacionit dhe ushqimin dhe bujqësinë.

Nëndetësja Titan u zhduk më 18 qershor, rreth 1 orë e 45 minuta pas zbritjes së saj për të eksploruar rrënojat. Të enjten, mbetjet nga nëndetësja u gjetën nga ekipet e kërkimit, duke treguar se anija kishte pësuar një shpërthim që vrau personat në bord.

You may also like ...