Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika dha një intervistë për emisionin ‘Pushime on Top’ ku ka ndarë disa sekrete të shumë prej VIP-ave për të cilët të gjithë fansat janë kuriozë.
Një prej tyre ishte padyshim dhe këngëtari e fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli. Teksa u pyet për pagesën e tij për koncert, Demika nuk nguroi t’ja shuante kureshtjen të gjithëve.
“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro.”- ka treguar ai.
Rikujtojmë që Luizi sapo mbylli një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe para pak ditësh performoi gjithashtu në Londër. Duket se, që prej përfundimit të formatit të ‘BBVIP’, këngëtari nuk ka bërë asnjë ditë pushim!
- “Jam nxi nga inati”, çmimet në jug ‘irritojnë’ Elvis Pupën
- Një tjetër statujë kushtuar Shakirës! Detaje rreth saj!