Header

Gianni Infantino letër urimi për Partizanin, ekipin kampion të Shqipërisë

Presidenti i organit më të lartë të futbollit FIFA, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin. Këtë letër, kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka dërguar presidentit të FSHF-së dhe klubit të “demave”.

Mesazhi i plotë:

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022/23.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron KF Tiranën për titullin kampion,  cilëson edhe zhvillimin e futbollit vendas - FSHF

You may also like ...