Vetëm Dua Lipa mund t’i bënte këto rroba banjo të dukeshin kaq të bukura veshur. Së fundmi, këngëtarja me famë botërore ka ndarë në Instagramin e saj dy foto me rroba banjo me pika e të zbukuruara me flutura nga koleksioni ‘La Vacanza’ i saj dhe i Donatella Versace.
“Veshja ime e kësaj vere deri në një të dytë. Rroba banjot më të lezetshme nga koleksioni i Versace”, ka shkruar Dua.
Donatella ka komentuar poshtë fotove: “Një bukuri absolute! Kjo verë është e gjitha rreth “La Vacanza” dhe Dua Lipës.”
Të dyja, Dua dhe Donatella zbuluan për herë të parë koleksionin e tyre muajin e kaluar. Shumë të famshëm e suportuan këtë bashkëpunim duke thënë se do të ishte mjaft frytdhënës për modën.
Kjo verë është mëse e ngarkuar për Dua-n, që nga filmi i “Barbie” e deri te këto projekte që lidhen me industrinë e modës.
- Si do të ishte Michael Jackson në moshën 80-vjeçare, e zbulon Inteligjenca artificiale
- Dita Ndërkombëtare e Joga-s, ja përfitimet fizike dhe mendore nga praktikimi i saj