Këngëtarja e mirënjohur dhe aktorja e suksesshme Lady Gaga ka ndarë një postim shumë intim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka rrëfyer arsyen e pasivitetit të saj gjatë muajëve të fundit.
Fituesja e “Oscar”, e cila luan si Harley Quinn përballë Joker-it të Joaquin Phoenix në “Joker: Folie à Deux”, tha se koha larg vëmendjes i ka dhënë asaj një shans për t’u shëruar dhe e për t’u ndjerë e plotësuar.
“Kam përjetuar krijimtarinë time që nga vera e kaluar në një mënyrë vërtet të veçantë dhe private.
Kam shkruar dhe prodhuar muzikë për një projekt të veçantë, jam përgatitur për muaj të tërë duke zhvilluar karakterin tim për ‘Joker’, kam filmuar ‘Joker’ për shumë muaj (një kohë shumë introspektive), kam drejtuar start-up-in tim Haus Labs, duke bërë punë filantropike, dhe gjithashtu kam punuar në editimin e filmit Chromatica Ball.
Mund të them për herë të parë pas shumë vitesh se dashuria ime për të bërë art, muzikë, modë dhe përkrahje të komunitetit nuk ka qenë kurrë më përmbushëse.”
- Dasma private në Toskanë/ Arbana Osmani: Festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj
- Emmanuel Macron ‘kthen’ shishen e birrës me fund, presidenti uron kampionët në dhomat e zhveshjes