Header

Emina Çunmulaj në podcastin e Ramës flet për adoleshencën e vështirë dhe si ia doli të bëhej modele

Emina Çunmulaj ka qenë e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Në një bisedë të gjatë e të sinqertë ajo zbuloi se si e nisi karrierën si modele teksa tregoi se pasi familja u kthye nga SHBA ishte vetëm 5 vjeç dhe u vendosën në Tuz të Malit të Zi.

Çunmulaj tregon se i është dashur të përballet me tabutë e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit. Modelja tha se vajzat në Tuz, aso kohe martoheshin që në moshën 14-15 vjeçare dhe ajo i lutej nënës që të mos e martonin, e për këtë angazhohej me punë të tjera, si me nxjerrjen e lopëve për t’i kullosur.

Çunmulaj ka treguar edhe momentin se kur vendosi që të marrë pjesë në një kompeticion. Ajo përdori një gënjeshtër të bardhë, duke i thënë punonjës në argjendarinë e babasë, se familja e kishte lejuar të merrte pjesë. Më pas ajo fiton kompeticionin dhe u tregon prindërve që ishin për një vizitë në SHBA se çfarë kishte bërë para se të lexonin titujt e gazetave ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.

You may also like ...