Header

Italia, Mancini: Nuk ishte ndeshja që donim të luanim, Spanja e meritoi fitoren

Në përfundim të ndeshjes Spanjë-Itali, ku iberikët fituan në frymën e fundit me rezultatin 2-1, Roberto Mancini thuri elozhe për kundërshtarin, i cili do të përballet të dielën ndaj Kroacisë në finalen e Nations League.

“Në fund ata e merituan të fitonin, edhe nëse e gjetën golin në fund. Nuk ishte ndeshja që donim të luanim, ne bëmë pak në pjesën e dytë. Djemtë bënë gjithçka që mundën. Ndoshta na penalizoi fakti që luajtëm një lojë taktikisht ndryshe nga zakonisht.

Duhej të luanim më mirë, kjo është e sigurt. Ne e kishim vendosur ndeshjen në një mënyrë të caktuar, por ndoshta ky nuk është futbolli ynë. Shkoi mirë pjesa e parë, në pjesën e dytë ne ramë shumë poshtë dhe nuk ishim ne. Ndoshta duhej të bëja diçka, të ndryshoja diçka.

Spanja është një ekip i fortë, edhe kur ata ndryshojnë lojtarë. Ne krijuam një futboll disa vite më parë dhe ndoshta duhet të vazhdojmë me këtë, ne e vendosëm kështu duke menduar se mund të bëjmë diçka më mirë. Mendoj sa ka pasur një gjykm të gabuar nga ana ime për formë”, është shprehur trajneri i kombëtares italiane, Mancini.

You may also like ...