Modelja Xhesika Berberi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e modelingut, si në Shqipëri, si përtej kufijëve e përtej Europës.
Teksa ky rrugëtim për të nuk ka qenë i lehtë, në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Xhesika ka ndarë detajet e fillimit të jetesës në Amerikë.
Modelja ka treguar se fillimisht jetonte në apartamentin e një shoqeje fotografe dhe flinte mbi një dyshek të fryrë me ajër, të cilin më vonë, do ta çante një mace me thonj.
“Çdo ditë flija me ajër dhe çohesha në tokë! Prapë nuk më interesonte, unë isha në New York. Nuk e bëja dramatike situatën”- ka treguar ajo.
- Kiara Tito publikon foton, ja si do të duket në puntatën e parë të emisionit që do të moderojë
- Al Pacino bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare