The Weeknd mund të jetë duke ruajtur një “kujtim ” në telefonin e tij nga ish partnerja, Bella Hadid.
Fansat janë të bindur se muzikanti është ende i dashuruar me të, pasi ai luajti një postë zanore nga modelja gjatë koncertit të tij në Lisbonë, Portugali. “Hej, jam unë. E di që ka kaluar pak kohë, por po mendoja për ty dhe më vjen keq për gjithçka,” u dëgjua një zëduke thënë përpara se The Weekend të këndonte hitin e tij të vitit 2020 “Blinding Lights”.
Një klip i zërit i postuar në TikTok la shumë spektatorë të pyesin nëse zëri misterioz i përkiste Hadid – pavarësisht se ajo dhe The Weeknd u ndanë për herë të fundit në 2019. “Ai nuk do të heqë kurrë dorë nga ajo ,” komentoi një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Posta zanore tingëllon si diçka e dalë nga një film”.Një i tretë shkroi: “Ai është shumë i fiksuar”.
Hadid, 26 vjeç dhe The Weeknd, 33, u lidhën për herë të parë në vitin 2015 përpara se të ndaheshin në 2016. Në fillim të romancës së tyre, Page Six raportoi se ata ishin të dashuruar dhe madje bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Grammy 2016. Megjithatë, rrugët e tyre u ndanë vetëm disa muaj më vonë.
Të dy u takuan me njerëz të tjerë përpara se të riktheheshin në vitin 2017. Por nuk kaloi shumë kohë dhe të dy u ndanë përsëri në gusht 2019, sipas E! News “Ata janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mendërisht,” tha një burim për median në atë kohë. Një vit pas përfundimit të romancës së tyre, The Weeknd publikoi këngën”Blinding Lights”.