Mund të ketë pasur shumë thashetheme për lidhjen e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, por ata vazhdojnë të ecin së bashku dhe të shfaqen në evente. Megjithatë, duket se ata po përgatiten për të gjitha sfidat e mundshme me të cilat jeta mund t’i përballi.
Mediat në Portugali nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të mësuar se si janë në të vërtetë gjërat mes tyre. Një raport nga TV GUIA ka mësuar se çfarë përmban “marrëveshja paramartesore” mes tyre.
Kjo marrëveshje ekziston në rast se problemet mes çiftit do të vazhojnë dhe bashkë me të, Georgina do të merrte një mbështetje të rëndësishme ekonomike nëse ata ndaheshin.
U zbulua se modelja dhe influencuesja do të merrte një shumë të madhe çdo muaj nëse ndahej nga futbollisti. Kjo marrëveshje me sa duket parashikon edhe që shtëpia e familjes në La Finca të Madridit do të kalonte në emër të Georgina dhe se ajo do të merrte një pagesë prej rreth 100 mijë euro në muaj për gjithë jetën.
Është e paqartë nëse kjo është e vërtetë apo jo dhe nëse kjo bëhet ndonjëherë e nevojshme, por me sa duket nuk ka fund për spekulimet rreth çiftit.
- Megan Fox u kritikua për mënyrën e saj të prindërimit, ironizon edhe Elon Musk
- Ed Sheeran thyen rekord, mbledh 90,000 fansa në stadium