“Ajo nuk më shihte fare mua”, Eduart Grishaj flet për njohjen me Arbanën dhe për dasmën në Toskanë.
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një nga çiftet më të dashur nga publiku shqiptar.
Teksa regjizori i njohur ishte i ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”, ka rrëfyer momentet e para të njohjes së tyre dhe ka zbuluar disa detaje nga dasma e tyre.
“Nga 2010 kam punuar me të gjitha programet që jepeshin. Në 2010, më kanë thënë që do punoja me ‘1000 e 1 pse’. Ajo ishte diva e Topit. Ajo nuk më shifte fare mua. Unë mundohem që gjithë këtë dashuri që kam marrë kur kam qenë fëmijë, ta jap pa kushte për Jonin, Diellin dhe Zoin. Them kur unë jam rritur me vështirësi, pse të kenë dhe ata vështirësi”, u shpreh Eduarti.
Së shpejti ata do të martohen dhe sigurisht të ftuarit më specialë janë 3, Joni, Dielli dhe Zoi.
Në një rrëfim Grishaj ka folur edhe për dasmën në Toskanë.
“Do të nisemi sa të mbarojmë bashkë për në Itali për dasmën. Emisionet i mbyllëm, fëmijët i mbyllëm. Donim të bënim dhe vajzën që të mos thoshte për një pjatë nuk më ftuat dhe mua. Tani themi të bëjmë dhe dasmën. Unë dhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona që na pëlqen është Toskana. Donim që dhe rrethi ynë i ngushtë ta shijojë, ta ndajmë këtë eksperiencë.
Unë të githë të ftuarit i njoh. Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta. I pari që do këndojë do jem unë, pastaj nga të ftuarit, 30 veta janë këngëtarë. Do bëjmë dhe ceremoni në kishë”, tha ai.
- Aktorja e njohur zbulon arsyen se përse kurrë nuk dëshiroi të kishte fëmijë
- Kendall Jenner dhe Bad Bunny hedhin poshtë thashethemet për ndarje