Publikimet e fotove të të brendshmeve nga linja e re e stilistes Victoria Beckham sollën një “stuhi” reagimesh në rrjetet sociale.
Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti që të brendshmet janë të thurura. Sapo fotot u bënë virale në mediat sociale, audienca e saj në internet dhe offline filloi ta pyeste nëse kjo ishte një shaka.
Komentet vazhduan të ishin ironike, me shumë që e quajtën linjën e re të veshjeve dhe të brendshmeve të Beckham-it si “ageist”.
Pas reagimeve të komenteve, postimi u hoq nga Instagram dhe tashmë ekziston vetëm në Twitter, ndërsa në të njëjtën kohë komentet negative “zhduken”. “Nëse kjo është modë, nuk e dua… Por për gjyshen time do të ishte mirë” shkruanin shumë nga komentet në postimin “e hequr”, sipas gazetës spanjolle Marca.
- Dasma masive në Indi bën xhiron e rrjetit, martohen 2,143 çifte në më pak se 6 orë
- Shpërthim gjatë xhirimeve të filmit ‘Gladiator 2’, gjashtë persona përfundojnë në spital